Veseli: Të mos përfitojë askush politikisht nga tragjedia e Deharit

Prishtinë | 19 Dhj 2016 | 15:02 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pas mbledhjes së kryesisë ka thënë se nga fillimi i rastit jemi të ngarkuar të gjithë emocionalisht, por që “nga ato që po thuhet nuk po merret përgjegjësi nga askush”.

Kryeparlamentari Veseli ka theksuar se askush nuk duhet të përfitojë nga tragjedia e Deharit, por rastin duhet ta kryejë gjyqësia.

“Aida Derguti sot kur erdhëm me 40 nënshkrime, ajo nuk ka pranuar nënshkrimet, kam ndërprerë mbledhjen disa herë për t’i bërë thirrje asaj, por nuk është kthyer. Rastin e Deharit duhet ta kryejë gjyqësia…”, ka thënë ai.

“Pa pasur rezultatin e obduksionit nuk kemi marrë asnjë vendim, në momentin kur e kemi marrë këtë rezultat kemi vendosur që të kemi një seancë të jashtëzakonshme ashtu siç është kërkuar edhe nga Vetëvendosje . Nëse ka dyshime rreth këtij rasti gjyqësia do t’i shkojë deri në fund. Nuk duhet që në këto tragjedi të përfitojmë, nëse ka nevojë thërrasim ekipet e ekspertizës dhe e vërteta duhet të del në shesh dhe pretendimet për manipulime duhet të shkojnë deri në fund dhe opinioni duhet ta merr vesh të vërtetën”, ka thënë Veseli.

Veseli ka potencuar gjithashtu se peticioni i nënshkruar rreth 23mijë qytetarë nuk i referohet askund Kryesisë së Kuvendit, dhe sipas tij këto vendime që janë marrë sot janë konform ligjeve të Kuvendit të Kosovës

Të ngjashme