Veseli: Të qenët refugjat është e rëndë, pjesëtarë të kombit tonë përjetuan gjenocidin serb

Prishtinë | 20 Qer 2020 | 17:20 | Nga Ekonomia Online

Në Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve, Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se të qenit refugjatë është ndjenjë e rëndë.

“Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve, na i kujton ditët më të rënda për popullin tonë në fund të shekullit të shkuar, kur kolona të pambarim, me dhimbjen në shpirt, janë larguar dhunshëm nga shtëpitë e veta”.

” Të qenët refugjat është e rëndë, posaçërisht për pjesëtarët e kombit tonë që përjetuan përndjekjen dhe gjenocidin serb”.

“Ishte fat tragjik për shumë kombe e popuj, andaj kujtojmë dhimbjen, pabarazinë edhe në nivel global, të gjithë ata që u bënë pjesë e fatit tragjik të refugjatit”, ka shkruar Veseli në rrjetin social Facebook

Të ngjashme