Veseli: Të respektohet Kushtetuta, është hipokrizi të përmenden zgjedhjet në këtë kohë

Prishtinë | 01 Pri 2020 | 12:20 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka kërkuar që të respektohet Kushtetuta dhe vullneti i qytetarëve, raporton Ekonomia Online.

Veseli pas takimit me presidentin Hashim Thaçi, shtoi se në situatën në të cilën gjendet vendi është hipokrizi të përmenden zgjedhjet.

Mes tjerash, Veseli përsëriti se do të qëndrojnë në opozitë dhe do ta respektojnë Kushtetutën e vendit.

“Ne kërkojmë si parti qe të respektohet  kushtetuta dhe të emërohet vullneti i qeveritareve dhe përgjegjësit për situatën në të cilën gjendemi ndaj pandemisë Coronavirus”.

“Nuk e dimë se kur do të përfundoj kjo çështje vullneti i sovranit është me legjitimi. Por në situatën ku gjendemi është hipokrizi të flasim për zgjedhje, nuk mund ta rrezikojmë qytetarin”. 

“Ne do të jemi opozitë dhe do ta respektojmë Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, tha ai.

Të ngjashme