Veseli teston pajisjet ushtarake amerikane që do t’i ketë Ushtria e Kosovës (Video)

Prishtinë | 06 Dhj 2018 | 23:28 | Nga Ekonomia Online
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, po qëndron për vizitë zyrtare në Iowa të ShBA-së. Ai gjatë qëndrimit atje është një ndër takimet më të rëndësishme ishte vizita e tij në kampin ushtarak “Camp Dodge”, kampi kryesor ushtarak që ka bashkëpunim me FSK-në. Vizita e tij në këtë kamp lidhet edhe me formimin e Ushtrisë së Kosovës, që tashmë është caktuar të ndodhë me 14 dhjetor. Ndër të tjera,Veseli ka testuar edhe pajisjet ushtarake amerikane të cilat do t’i ketë Ushtria e Kosovës, e cila votohet javën e ardhshme në Kuvend.

Të ngjashme