Veseli thërret për fitore të fuqishme në Drenas

Prishtinë | 30 Nën 2016 | 08:08 | Nga

Në takimin elektoral për kryetar të Drenasit, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, theksoi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për këtë komunë  dhe të ardhmen e qytetarëve të saj, transmeton Klan Kosova.

“Në këto zgjedhje, të padëshirueshme për ne, do të tregojmë dhe dëshmojmë unitetin dhe konfirmohet gatishmëria e qytetarëve për ta mbështetur e fuqizuar PDK-në në Drenas, me kandidatin për kryetar, Ramiz Lladrovcin”, theksoi Kadri Veseli dhe potencoi që kjo fitore le të jetë e fuqishme. “Drenasi meriton një lidership të fuqishëm, që do të jetë pranë qytetarit dhe në shërbim të tij, i tillë është Ramiz Lladrovci”, ka pohuar Veseli, shkruan në komunikatën e PDK-së.

Kandidati i PDK-së, për të parin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, theksoi se qytetari është në qendër të vëmendjes së tij, dhe përkrahja e fuqishme vije në kohën e sfidës së radhës për PDK-në.

“Gjatë këtyre ditëve, mora një përkrahje të fuqishme dhe ju falënderoj. Ju jeni motivimi im që të bëj më të mirën e mundshme për infrastrukturën dhe prioritetet tjera që jetën tuaj e bëjnë më të mirë e më të begatë”, ka thënë Lladrovci.

Ai aty edhe ftoi qytetarët të dëshmojnë unitetin e Drenicës, unitetin e PDK-së, fuqinë e vullnetit për një të ardhme sa më të mirë, duke dalë në votime dhe të votojnë, PDK-në dhe numrin 13, sepse Drenica ishte dhe është unike sipas tij.
lladrovciveseli1

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme