Veseli thërret për paqe, dashuri e mirëkuptim

Prishtinë | 01 Sht 2017 | 10:38 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka qëndruar në Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK) për të përcjellë urimin e tij në ditën e Kurban Bajramit.

“Mesazhi im është që të ketë, paqe, dashuri dhe mirëkuptim mes njerëzve brenda kombit tonë, por edhe kombet dhe religjionet tjera”, ka thënë ai.

“BIK ka luajtur rol pozitiv në të gjitha rrethanat që ka kaluar vendi ynë”, ka pohuar ai.

Veseli ka thënë më tej se në këtë ditë secili duhet të ndihmojë ata që kanë nevojë.

“Si komb, si shtet duhet të ecim përpara dhe ky është besimi ynë në komb e atdhe”, ka deklaruar ai.

Të ngjashme