Veseli u bën thirrje deputetëve të kthehen për ta vazhduar seancën

Prishtinë | 05 Sht 2018 | 18:01 | Nga Valbona Bytyqi

Edhe përkundër paralajmërimeve të kryeministrit Haradinaj se seanca do të shtyhet për një afat të pacaktuar, në sallën e kuvendit kanë arritur disa deputetë të grupit parlamentar të PDK-së, në krye me kryesuesin e saj, Kadri Veseli.

Veseli ka kërkuar nga deputetët që të kthehen në sallë për të vazhduar me seancën, e cila është dashur të fillojë në orën 16, por është shtyrë katër herë që nga dita e djeshme, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme