Veseli: Ukshin Hoti është babai i kombit tonë, i përjetshëm kujtimi për të

Prizren | 16 Maj 2019 | 13:16 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli kanë marr pjesë në Akademinë Politike dhe Shkencore me rastin e 20-vjetorit të zhdukjes së veprimtarit Ukshin Hoti, raporton Ekonomia Online.

Veseli tha se vepra e Ukshin Hotit është e përjetshme derisa tha se Serbia do të jep llogari për krimet e kryera në Kosovë.

“Duhet gjatë për të folur për Ukshin Hotin. Fati i kombit tonë deri në momentin kur është zhdukur ndërlidhet me këtë figurë të madhe. E vërteta e Ukshin Hotit dihet çdo ditë për faktin se ishte intelektual. Rinia ju që jeni nuk duhet të harroni sakrificën dhe luftoni më shumë për shtetin e juaj .Ne do të kërkojmë të vërtetën për Ukshin Hotin. Shteti Serb ka me dhënë përgjegjësi për këto në mënyrën si meriton”, tha Veseli.

Ai i është drejtuar me fjalë prekëse, të birit të Ukshinit, Andinit, duke i thënë se ai është baba i tërë kombit.

“Andin, babai yt është baba i kombit. E vërteta për Ukshin Hotin dikush thotë se nuk dihet, ajo dihet çdo ditë, ai ishte veprimtar. Kur ka folur ai se Kosova duhet të ketë ushtri, pak kush ka guxuar të flasë. Unë besoj shumë se kombi jonë ka perspektivë dhe do të jetë i fort çdo ditë. Është i përjetshëm kujtimi për të madhin Ukshin Hoti. Ne sot jemi në Kuvend për të kërkuar drejtësi, për të dhe fëmijët e pleqtë të cilët kanë bërë gjenocid në Kosovë”, tha ai.

Kryeministri Ramush Hardinaj tha se Ukshin Hoti ishte i pathyeshëm dhe se institucionet nuk do të ndalen deri në zbardhjen e fatit të tij.

“I burgosur sepse zbërtheu kërkesat e shqiptarëve, i mënjanuar dhe unik në këndvështrimin politik. Armiqtë e lirisë nuk i besuan, e hoqën nga burgu dhe e zhdukën. Një intelektual i cili nuk lejoi korruptimin e dijes. Jo rastësisht pushtuesi iu hakmorrë. Sot kur po flasim për Ukën, duhet të shtrojmë pyetjen se sa jemi në detyrë të shtet mbajtjes. Jo vetëm si parullë politike, pyetja ‘Ku është Ukshin Hoti?’. Duhet të kodifikojmë drejtën tonë, që krimet mos të kalojnë pa u dënuar. Të vazhdojmë të ndriçojmë jetën dhe veprën e tij”, tha Haradinaj.

Tutje tha se nuk do të ndalen derisa të fitojnë betejën për drejtësi në dënimin e mohuesve të krimeve të luftës nga Serbia në Kosovë.

“Ne nuk do të ndalemi derisa ta fitojmë betejën për drejtësi dhe ta kodifikojmë të drejtën tonë, duke bërë ligje që mbrojnë të vërtetën e Kosovës, që krimet të mos kalojnë pa u dënuar dhe që secili që mohon krimet kundër njerëzimit në Kosovë e gjenocidin, të përgjigjet para drejtësisë”.

Kryetari i komunës se Rahovecit, Smajl Latifi, tha se ata qe sot ulën dhe bisedojnë krahë Serbisë duhet kërkojnë llogari me ngulmë për fatin e Ukshin Hotit.

“Ata që sot ulen sot e bisedojnë më anën serbe duhet të kërkojnë me ngulm të vërtetën për fatin e tij”, tha ai.

Të ngjashme