Veseli uron Festën e Pashkëve

Prishtinë | 01 Pri 2018 | 10:32 | Nga

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë me rastin e Festës së Pashkëve.

“Urime të përzemërta për të gjithë të krishterët me rastin e Festës së Pashkëve, e cila shënon ditën e ngadhënjimit të jetës mbi vdekjen dhe rikthimin e njeriut të vlerave më sublime shpirtërore. Uroj që kjo festë e shpresës, dashurisë e mirëkuptimit, t’ju gjejë mes njerëzve tuaj të dashur, me gëzime dhe shumë të mira për juve. Gëzuar për shumë mot”, thuhet në urimin e Veselit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme