Veseli: Vendimet i marrim bashkë me ShBA-në

Prishtinë | 22 Jan 2019 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë pas takimit me Ambasadorin e ShBA-së, Philip Kosnett dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, se vendimet e institucioneve të Kosovës, për procese të rëndësishme, do të jenë në interes të qytetarëve dhe në koordinim të plotë me ShBA-të dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë.

Nëpërmjet një deklarate në faqen e tij në Facebook, Veseli ka thënë se Kosova është e vendosur që përjetësisht ta ruajë miqësinë dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kjo nuk do të ndryshojë asnjëherë.

Deklarata e plotë e Kryeparlamentarit Kadri Veseli:

Me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj sot patëm një takim tejet konstruktiv dhe diskutuam për sfidat që na presin gjatë këtij viti.

Ne do të punojmë bashkë që vendimet e institucioneve të Kosovës, për procese të rëndësishme, të jenë në interes të qytetarëve tanë dhe në koordinim të plotë me ShBA-të dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë.

Kosova është e vendosur që përjetësisht ta ruajë miqësinë dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kjo nuk do të ndryshojë asnjëherë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme