Veseli: Vetëvendosja kërkoi këto ditë koalicion me PDK-në

Prishtinë | 21 Pri 2020 | 20:30 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në një intervistë ka zbuluar se Lëvizja Vetëvendosje i ka kërkuar Veselit këto ditë që të formohet një koalicion në mes VV’së dhe PDK’së.

“Vetëvendosja kërkoi këto ditë koalicion me PDK’në”, ka thënë Veseli në një intervistë për “Reporteri”, që do të transmetohet sonte.

Kryetari i PDK’së disa herë e ka bërë të qartë se këtë mandat partia e tij do të qëndrojë në opozitë, për shkak se doli e treta në zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar.

Qeveria e krijuar në mes koalicionit VV-LDK, zgjati vetëm 45 ditë para se të rrëzohej me mocion votëbesimi.

Deri te ky rrëzim, erdhi si rezultat i inicimit të mocionit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për shkak se kryeministri Kurti e shkarkoi ish-ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun.

Ndërsa kryeministri Kurti thotë se e shkarkoi ish-ministrin, Agim Veliun, me arsyetimin se ky i fundit u deklarua pro gjendjes së jashtëzakonshme. Opinion ky me të cilin nuk pajtohej Kurti.

Të ngjashme