Veseli: Vizita e McCain dëshmi e lidhjes së fortë me ShBA-në

Prishtinë | 13 Pri 2017 | 15:18 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ka vlerësuar lart punën dhe angazhimin e senatorit John McCain, por edhe të mbarë popullit amerikan, raporton Ekonomia Online.

Ai në emër të popullit shqiptar e falënderoi senatorin McCain dhe presidentin Trump për mbështetjen që po i japin Kosovës.

“Me të vërtetë senator kauza e lirisë së Kosovës ishte e drejtë. Mbështetja juaj kurrë nuk do të harrohet. Shpresoj që ne ja kemi dalë që të jetësojmë”, ka thënë ai.

Veseli ka thënë se Kosova gjithmonë do të jetë simbol i demokracisë së rajonit.

“Gjithmonë do të jetë një simbol i fuqisë i vlerave të partnerit tonë ShBA. Jemi të nderuar qe ju kemi. Kosova do të jetë një aleate e fortë e juaja”, ka thënë Veseli.

Të ngjashme