Veseli viziton edhe Shkollën e Parë Shqipe, shpreh mirënjohje për arsimdashësit dhe kontributin e tyre në përhapjen e dijes

Prishtinë | 15 Gus 2019 | 19:15 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, sot ka vizituar edhe Shkollën e Parë Shqipe në Stubëll.

Nga ky vend simbolik për arsimdashësit, Veseli ka shprehur mirënjohje për të gjithë kontribuuesit në përhapjen e dijes dhe vlerave qytetare.

“Në Shkollën e Parë Shqipe në Stubëll, të hapur në vitin 1905, e cila është pjesë e traditës së hershme arsimdashëse, që e ka gjenezën tek kolegji i Shën Lukës në 1584. Nderim, respekt dhe mirënjohje për themeluesin e saj, Dom Mikel Tarabulluzin, si dhe për të gjithë veprimtarët e hershëm të arsimit shqip, për kontributin e tyre në misionin fisnik të përhapjes së dijes dhe vlerave qytetare e atdhetare. Arsimi është vendimtar për të ardhmen tonë dhe do të mbetet prioriteti im. Jam i bindur se duke investuar më shumë në arsim dhe duke luftuar korrupsionin, ne do të krijojmë më shumë mundësi për ta mbajtur rininë në Kosovë”, ka shkruar Veseli.

Të ngjashme