Veseli viziton familjen Manaj në 10-vjetorin e Pavarësisë

Prishtinë | 17 Shk 2018 | 10:59 | Nga

Kryetari  i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar familjen Manaj nga Klina dhe ka bashkëbiseduar me Arbin, i cili ishte foshnje kur babai i tij, Bibi, u vra gjatë luftës më 1999, transmeton Ekonomia Online.

Veseli në përshkrimin e një videoje që ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook thotë se Arbi është futbollist 19-vjeçar i cili ëndërron ta çojë sa më lart Flamurin e Kosovës.

“Një rrëfim emocional për Arb Manaj nga Klina, i cili ishte foshnje kur babai i tij 25 vjeç, Bibi, u vra gjatë luftës më 1999. I rritur nga një nënë e fortë si fëmija i saj i vetëm, sot ai është një futbollist 19 vjeç, i cili ëndërron ta çojë sa më lart Flamurin e Kosovës. Arbit, shokëve të tij të gjeneratës së lirisë, familjeve që dhanë për shtetin tonë heronj, dëshmorë, martirë, si dhe të gjithë qytetarëve, gëzuar 10-vjetorin e pavarësisë. #Kosova10”, ka shkruar Veseli.

Një rrëfim për Pavarësinë e Kosovës

Një rrëfim emocional për Arb Manaj nga Klina, i cili ishte foshnje kur babai i tij 25 vjeç, Bibi, u vra gjatë luftës më 1999. I rritur nga një nënë e fortë si fëmija i saj i vetëm, sot ai është një futbollist 19 vjeç, i cili ëndërron ta çojë sa më lart Flamurin e Kosovës. Arbit, shokëve të tij të gjeneratës së lirisë, familjeve që dhanë për shtetin tonë heronj, dëshmorë, martirë, si dhe të gjithë qytetarëve, gëzuar 10-vjetorin e pavarësisë. #Kosova10

Gepostet von Kadri Veseli am Samstag, 17. Februar 2018

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme