Veseli: Serbia kot përpiqet ta përvetësojë kulturën dhe trashëgiminë tonë

Prishtinë | 17 Gus 2019 | 21:01 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, e ka cilësuar kalanë e Novobërdës si perlë të trashëgimisë kulturore dhe vendbanim antik që ndër shekuj ka shërbyer si udhëkryq qytetërimesh.

Ai ka thënë se është krenar për faktin që flamuri i Kosovës valon në këtë kullë, si dhe me policinë dhe institucionet e tjera të shtetit që kujdesen për monumente e vyera të Kosovës.

“Serbia e ka të kotë që përpiqet ta përvetësojë kulturën dhe trashëgiminë tonë. Si kryeministër i ardhshëm nuk do të lejoj që të instrumentalizohet politikisht apo të preken nga askush dhe për asnjë motiv kjo pasur e lashtë e Kosovës”.

“Ne kemi për t’ia kthyer lavdinë e dikurshme Novobërdës, jo vetëm duke e bërë një atraksion ndërkombëtar të turizmit kulturor por edhe duke rimëkëmbur minierën e vjetër. Kudo ku shkoj në Kosovë, shoh se ka potencial të madh zhvillimi dhe jam i bindur se e po të ndjekim drejtimin e duhur politik, kemi për të hapur shumë vende të reja pune për rininë”.

POSTIMI I PLOTË:

Krenar me kalanë e lavdishme të Novobërdës, këtë perlë të trashëgimisë sonë kulturore dhe këtë vendbanim antik që ndër shekuj ka shërbyer si udhëkryq qytetërimesh. Krenar akoma më shumë me flamurin e bukur të Kosovës ,që valvitet krenar në kullat e saj, si dhe me policinë dhe institucionet e tjera të shtetit që kujdesen për monumente e vyera të Kosovës.

Serbia e ka të kot që përpiqet ta përvetësoj kulturën dhe trashëgiminë tonë. Si kryeministër i ardhshëm nuk do të lejoj që të instrumentalizohet politikisht apo të preken nga askush dhe për asnjë motiv kjo pasur e lashtë e Kosovës.

Ne kemi për tja kthyer lavdinë e dikurshme Novobërdës, jo vetëm duke e bërë një atraksion ndërkombëtar të turizmit kulturor por edhe duke rimëkëmbur minierën e vjetër. Kudo ku shkoj në Kosovë, shoh se ka potencial të madh zhvillimi dhe jam i bindur se e po të ndjekim drejtimin e duhur politik, kemi për të hapur shumë vende të reja pune për rininë.

Të ngjashme