Veseli viziton Shoqatën e të Verbërve: Do kujdesem që të kemi pjesëtarë të këtij segmenti në listat e kandidatëve

Prishtinë | 21 Tet 2020 | 16:56 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar Shoqatën e të Verbërve.

Veseli ka thënë se PDK-ja do të kujdeset që në listat e kandidatëve prestarë të këtij segmenti.

Postimi i plotë i tij:

Në kuadër të Javës së Njeriut me Shkop të Bardhë, vizitova selinë e Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, për shprehur mirënjohjen për punën fisnike që bën kjo organizatë si dhe për të treguar përkrahjen për pjesëtarët e saj.

Përkujdesja për ata që janë në nevojë dhe solidariteti për më të dobëtit janë një traditë e çmuar e popullit tonë dhe qëndrojnë në thelb të programit konservator të Partisë Demokratike të Kosovës.

Si kryetar i Kuvendit të Kosovës, unë jam angazhuar për të pasur të punësuar në atë institucion persona me aftësi të kufizuar. Po ashtu, si kryetar i PDK-së do kujdesem që të kemi pjesëtarë të këtij segmenti të shoqërisë në listat e kandidatëve tanë për t’i përfshirë sa më shumë në vendim-marrje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme