Veseli: Zgjedhjet e brendahme forcuan PDK-në për ta zhvilluar vendin

Prishtinë | 18 Qer 2019 | 14:49 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se nga zgjedhjet e brendshme, PDK ka dalë edhe më e organizuar, edhe më e fuqishme, edhe më e mirë, dhe si e tillë, Veseli ka thënë se do të jetë mbështetja më e madhe e qytetarëve të Kosovës.

Nëpërmjet një statusi në faqen e tij në Facebook, lideri i PDK-së, ka thënë se PDK do të jetë zëri i Dekadës së Re.

“Falemnderit nga zemra të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të PDK-së, me të cilët mbrëmë ishim së bashku në Konventën Festive, pas një procesi të mrekullueshëm zgjedhor”.

“Nga këto zgjedhje, PDK ka dalë edhe më e organizuar, edhe më e fuqishme, edhe më e mirë, dhe si e tillë do të jetë mbështetja më e madhe e qytetarëve të vendit tonë”.

“PDK do të jetë forca që mbron lirinë dhe promovon vizionin për shtetin e së drejtës, për shtetin e shanseve të barabarta dhe projekteve të mëdha të zhvillimit. PDK do të jetë zëri i Dekadës së Re”, ka shkruar Veseli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme