Veseli: Zhvillimi ekonomik është shtyllë e programit të Valdete Idrizit

Prishtinë | 29 Sht 2017 | 14:35 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, në Mitrovicë ka thënë se zhvillimi ekonomik është shtyllë e programit të Valdete Idrizit, raporton Ekonomia Online.

“Zhvillimi ekonomik është shtyllë e programit të Valdete Idrizit për Mitrovicën. Kryetarja e ardhshme do të krijojë një kompleks të bizneseve artizanale në Stanterg, në kuadër të Peizazhit të Mbrojtur “Trepça”. Ajo do të krijojë vende të reja të punës për të rinjtë përmes fondit mbështetës”, tha Veseli.

“Koncepti jonë programor për komunën, zhvillim ekonomik të Kosovës është që kryetari i komunës të jetë partner i bizneseve, taksa komunale zero, në të njëjtën kohë dhënia e pronave publike për të gjithë investitorët të cilët janë të interesuar të investojnë në komuna. Çdo komunë ku fiton PDK-ja pa dëmshpërblim pagese e ulje të taksave, në mënyrë që të gjenerojnë vende pune dhe në të njëjtën kohë të krijojnë prodhim. Roli i kryetarëve të komunave ku udhëheqë PDK-ja do të jetë që përmes zyreve të veçanta për ndërmarrësit do të jetë këshillues, ofertues, por në të njëjtën kohë edhe implementues i projekteve që kanë të bëjnë me ndërmarrësi”.

Sipas Veselit, qytetarët punëtorë të Mitrovicës, gratë, prodhuesit, përpunuesit, fermerët dhe ndërmarrësit e rinj, do të gjejnë përkrahje si asnjëherë më parë në programin për ekonomi të Valdete Idrizit.

“Transformimi i tërësishëm i Mitrovicës nga një qendër ku ka probleme të mëdha ambientale, do të jetë pjesë parësore e platformës tonë programore të zhvillimit ekonomik. Shikoni lumin Sitnica, e kam thënë publikisht dhe po e përsëris, së bashku me kryetaren për katër vite, aty do të punësohen qindra veta, vetëm në pjesën e rekreacionit dhe të hotelerisë. Nuk do të jetë Sitnica ajo që është, do të jetë një vazhdim i projektit nga ura e Ibrit deri tek liqeni. Për minierën e Trepçës si koncept ka një perspektivë dhe do të ketë një zhvillim të fuqishëm ekonomik”, ka thënë Veseli.

Kandidatja për kryetare të komunës së Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Valdete Idrizi, ka premtuar mbështetje të plotë për bizneset në të ardhmen.

Ajo garantoi subvencionimi në paga për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, heqja e taksave e krijimi i kompleksit artizanal në Stantërg.

Të ngjashme