Vetëm 29 % e grave i ushqejnë fëmijët me qumësht gjiri deri në muajin e gjashtë

Prishtinë | 06 Maj 2022 | 11:28 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi i Grave Deputete (GGD) ka mbajtur tryezë me temën “Zbatueshmëria e legjislacionit dhe sfidat për mbrojtjen e të ushqyerit me qumësht gjiri”, raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se vetëm 29 për qind e grave i ushqejnë fëmijët me qumësht gjiri deri në muajin e gjashtë.

Gratë deputetë kërkuan nga Qeveria që të punojë më shumë sa i përket vetëdijesimit të grave.

Tinka Kurti, kryetare e GGD-së, ka folur për rëndësinë e gjidhënies, ajo thekoi se ligji për gjidhënie ka shumë rëndësi.

“Më vjen shumë mirë që jemi bashkë për të diskutuar në lidhje me rëndësinë e gjidhënies përkatësisht për ligjin për promovimin dhe mbështetjen e gjidhënies. Kjo tryezë është punë fillestare në këtë drejtim për zbatueshmerinë e ligjit dhe çështje të tjera me aq sa mund të bëjmë Ne si deputet për ato që na obligon ligji… a kanë zbatueshmëri apo a kanë nevojë të pasurohen dhe plotësohen e ndryshohen. Për mua ky Ligj është jashtëzakonisht me rëndësi edhe pse lidhet me të drejtat në punë, një pjesë e ligjit”.

Kurti tha se nuk e dinë sot sa është niveli i zbatimit të këtij ligji dhe kjo tryezë nuk është për të detyruar nënat që ti japin gji.

“Ligji edhe quhet njëra prej fjalëve kryesore është për promovimin. Një prej punëve që edhe OBSH  na obligon direkt politikën është promovimi i rëndësisë së gjidhënies. Pra, fton që të bëhen pjesë politikanët që janë pjesë të fushatave të ndryshme duke prodhuar politika të favorshme për gruan dhe fëmijën. Kjo tryezë nuk është t’i detyrojmë nënat që ti japin fëmijëve gji”.

Kurti theksoi që aktualisht është sfidë kudo që gratë t’i përshtaten vendit të punës.

“Ka praktika jo të shumta por të mira me dhoma të përshtatshme të gji dhënies një rekomandim tjetër i OBSH që në secilin vend të punës ku ka gra të punësuara ku duhet të jetë një dhomë e pastër me çelës me një akomodim të lehtë frigorifer të vogël për gji dhënie apo pompimin e qumështit”.

Kurti tha se kjo çështje nuk ka qenë në vëmendjen e saj deri sa është bërë nënë.

“Fushata ime ka qenë e mundshme vetëm se e kam koordinuar me djalin tim. Me njërën dorë e kam mbajt djalin dhe dorën tjetër duke shkruar statse. Ka qenë sfiduese, kam menduar që njëra prej punëve nëse vi në Kuvend është patjetër kjo”.

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Kollqaku tha se elementin promovues e kemi të gjithë ne.

“Më gjashtë muajt e parë, pas çdo mjeku  është që qumështi i gjirit të jetë si ushqim ekskluziv, por preferohet që të zgjas deri në moshën 2 vjeçare”.

Kollqaku tha se afërsia e nënës në 6 mujorin e parë është e rëndësishme për mirëqenien e fëmijës.

“Gruaja është në gjendje që shumë shpejt ta merr veten dhe të del në punë por duhet të mendohet edhe për fëmijën. Është nevoja që ta ketë nënë afër. Ne jemi këtu sot që të diskutojmë fillimisht për ligjin në fuqi i cili duhet të plotësohet e ndryshohet. A po krijohet kjo mundësi a po zbatohet kjo, sepse mund të jetë largësia.. sa është larg sa ka ajo mundësi me shku e mu kthy. Janë edhe pengesa tjera infrastrukturore. “Ne jemi për të dëgjuar, mendoj që edhe fakti që jemi kaq shumë prezent tregon interesin për këtë temë dhe të ndihmojmë në zbatimin e ligjit e të ushqyerit me gji. Me rekomandimet nga kjo tryezë të japim kontribut që të fuqizojmë normal që të jenë sa më të zbatueshme”.

Zëvendësministrja e shëndetësisë Dafina Gexha, tha se kjo temë është e rëndësishme dhe e paraparë që të zbatohet si ligj.

“Në kudër të MSH, përveç trajnimeve që janë dhe e kryejnë detyrën e tyre që nga gjinekologët, po ashtu me promovimin e gjidhënies rol të rëndësishëm luajnë edhe mamitë e nënatologët që punojnë me gratë. Promovimi që bëhet në institucionet shëndetësore i kemi edhe vizitat në shtëpi, në këto vizita janë të parapa që gjatë shtatzënisë të bëhen dy vizita në shtëpi”.

Gexha tha se vazhdojnë të punojnë me punëtorët shëndetësorë e në veçanti rol të rëndësishëm luajnë edhe mamitë për shkak të kontaktit të afërt që kanë me nënat që sapo kanë lindur.

“Sigurisht, ka sfida, ne kemi obligime që na jep ky ligj po ka edhe sfida të shumta. Më vjen mirë që jemi këtu e të shohim se ku kemi ngecje”.

Visare Mujko nga  UNFPA, ka thënë se fatkeqësisht gjidhënie në Kosovë s’është në nivelin e duhur.

“Unë kam qenë trajnerë e gjidhënies. Kisha dashtë ti përmendi disa gjëra, kur kemi implementimin e ligjit për gjidhënie. Rëndësia e mamive dhe e punëtorëve shëndetësore. Për fat të keq gjindhënia në Kosovë nuk është më nivel s’i duhet, arsyet janë të ndryshme, sa më i lartë niveli i arsimimit aq më e madhe gjidhënia. Nuk ka informata të mjaftueshme dhe të drejta që po i përvilen grave për të mirat dhe benifitet që i ka gjidhënia”.

Tutje ajo thekson se grave nuk iu jepen informacione lidhur me të mirat e gjidhënies.

“Këto info nuk po jepen saktësisht. Kemi edhe influencën e familjarëve, kur qan fëmija po ja fillojnë me sublimente. Gjinekologët, mamitë ti japin informatat e sakta. Duhet të jepet përkrahja edhe nga burri e familja, mos të ndërhyjnë me metodat tradicionale. Nënat  kanë përvojë, por është edhe puna e informatave shkencore. Ne kemi pas informata ku në Afrikë gjyshja e ka inciu gjidhënien se vajza e vet ka vdekur”. “Edhe ne Kuran përmendet gjidhenia deri në dy vjet”.

“Ka vështirësi të tjera, sa mundet me u zbatu është çështje teknike. Po së paku ligji mundëson që së paku 6 muajt e parë mundet me pas ushqimin ekskluziv”.

Abit Hajredini drejtori i zyrës për qeverisje të mirë pranë zyrës së kryeministrit, ka thënë se janë duke punuar në vetëdijesim sa i përket gjidhënies.

“Jemi në dijeni që ka hy në fuqi edhe ligji për mbrojtjen e fëmijëve. Neni 42 ka të bëjë me shëndetin dhe kërkohet që të bëhet sa më shumë promovim për prindërit fëmijët, të jepen informacione. Një prej rekomandimeve, ju e dini që qeveria ka miratuar një program për zbatim të ligjit që i dedikohet promovimin e ligjit. Tani jemi duke punuar më fushatën nacionale vetëdijësuese për promovimin e ligjit. Unë bëj thirrje që të kemi aktivitete të përbashkëta për të promovuat ligjin aktual”.

Dafina Muqaj nga UNICEF, ka deklaruar se vetëm 29% e grave e ushqejnë me qumësht gjiri fëmijën deri në muajin e gjashtë.

“Prapë qëndrojmë jo mire sa i përket gjendjes së ushqieshmërisë me qumësht gjiri”.

Ajo theksoi se në bazë të një ankete që e kanë bërë vitin 2020 ka dalë që vetëm 29% e ushqejnë me qumësht gjiri fëmijën deri në muajin e gjashtë. Është mungesa e informacionit të duhur, është edhe mungesa e mbrojtjes sa nënave nga tregtimi dhe promovimi i ushqimeve industriale”.

Eliza Hoxha deputete PDK, ka deklaruar se duhet të punohet në këtë drejtim dhe të kuptohet rëndësia e gjidhënies.

“Unë s’kam përvoja por që sot u intrigova, pata nevojë të flas… të shihesh një amplidtudë kaq rapide të rëndësisë së nevojës së gjidhënies për mua është shqetësues.  “Diskutimet janë gjithmonë të frytshme. Jo veç një diskutim në sferën publike dhe me kategoritë e ndjeshme duhet të ndodh. Edhe të pjesa e fushatave e keni pa në botë, ku aktorë këngëtare, mu kujtua Alketa Xhafa ka një punim të saj artistik ku është duke i dhënë gji fëmijës së saj. Secili prej nesh mund të kemi rol. Ta bëjmë punën tonë e të kuptohet në esencë pse është e rëndësishme gjidhënia natyrale”.

Të ngjashme