Vetëm edhe dy orë e gjysmë kanë mbetur për të votuar

Prishtinë | 06 Tet 2019 | 16:52 | Nga Ekonomia Online

Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote, zgjedhin sot përfaqësuesit e tyre për përbërjen e re të Kuvendit, nga i cili do të zgjidhet qeveria e re e Kosovës me mandat katërvjeçar. Kutitë e votimit do të jenë të hapura deri në ora 19:00.

Në këto zgjedhje, të drejtë vote kanë më shumë se 1 milion e 900 mijë qytetarë.

Të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë, me përjashtim të disa parregullsive të vogla.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 25 subjekte politike, prej tyre, 20 parti politike, 4 koalicione dhe 1 kandidat të pavarur.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare vijnë pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit, pas ftesës nga Gjykata Speciale për intervistim.

E kutitë e votimit do të jenë të hapura deri në ora 19:00.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme