Veteranët e Dukagjinit reagojnë për ndalimin e ish-ushtarit të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut

Prishtinë | 24 Kor 2019 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së,, dega në Dukagjin, ka reaguar për ndalimin e Tomor Morinës në Maqedoninë e Veriut duke u bazuar në urdhërarrest të Serbisë.

“Ndalimi i luftëtarit të lirisë Tomor Morina nga organet e Maqedonisë Veriore, bazuar në urdhërarrest të Serbisë është i papranueshëm. Ky precedan i krijuar edhe më herët në shtetet tjera, më së paku është dashur të ndodhë në një nga shtetet që aspiron drejt integrimeve euroatlantike.

“Jemi të befasuar se si po respektohen urdhërarrestet e një shteti i cili ka ushtruar gjenocid popullin tonë”.
Aa kërkojnë lirimin e menjëhershëm të bashkëluftëtarit të tyre”.

.”Ne i respektojmë institucionet e Maqedonisë Veriore dhe të arriturat e tyre në rrugën euroatlantike, si dhe bashkëpunimin e saj me Republikën e Kosovës, por vendimet e Millosheviqit nuk duhet të zbatohen nga një shtet i civilizuar”, thuhet në reagimin e tyre”

Të ngjashme