Veteranët ftojnë në protestë ata që po kërkojnë tërheqjen nga Trusti

Prishtinë | 16 Qer 2022 | 11:34 | Nga Ekonomia Online

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se ata që protestojnë për tërheqjen e trustit mund t’i bashkohen protestës së veteranëve.

Ai ka thënë se si organizatë e përkrahin protestën për trustin, duke shtuar se ai është i qytetarëve dhe jo i pushtetarëve.

“Ata që protestojnë për tërheqjen e trustit mund t’i bashkohen protestës tonë sepse do ta kenë përkrahjen”, ka thënë ai.

Tutje, Klinaku u ka bërë thirrje protestuesve që të qëndrojnë të qetë dhe të mos të pengojnë njësitet e Policisë së Kosovës.

“Seanca e Kuvendit është ndërprerë sepse opozita e ka tërhequr foltoren, ju lutëm mos bëni probleme me policinë. Nëse ka nevojë do të qëndrojmë në protesta këtu edhe me tenda. Qëndroni të qetë, sepse shumë mirë jeni”, ka thënë Klinaku.

Protestuesit tashmë po qëndrojnë brenda oborrit të kuvendit, ndërkaq dera është e bllokuar nga njësitet e Policisë së Kosovës.

Protestuesit po shprehin vendosmërinë që të mos tërhiqen nga kërkesat e tyre.

Të ngjashme