Veteranët ia urojnë ditëlindjen Kadri Veselit me një foto ku shihet së bashku me Gucatin e Haradinajn

Prishtinë | 31 Maj 2021 | 10:03 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i organizatës së veteranëve të UCK-së, Faton Klinaku e ka uruar ish-kreun e PDK-së, Kadri Veselin për ditëlindjen e tij të 54.

Klinaku ka publikuar një foto ku shihet Veseli në një foto së bashku Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn.

“Sfidat që me shokë po i kaloni, nuk janë personale por të përgjithshme. Prandaj, si shoqëri dhe shtet, duhet të mundohemi që t’ua lehtësojmë ato. Urime datëlindjen Kadri Veseli”, ka shkruar ai.

Kjo është ditëlindja e parë që Veseli po e kalon si i arrestuar nga Specialja në Hagë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme