Veteranët kërkojnë që lufta e UÇK-së të mbrohet me ligj

Prishtinë | 27 Tet 2016 | 08:08 | Nga

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, i ka quajtur absurde dhe të motivuara politikisht dënimet ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së.

Ai ka thënë për “Epoka e re” se gjykatat ndërkombëtare janë duke tentuar që luftën e drejtë dhe të lavdishme të UÇK-së ta barazojnë me krimet serbe të kryera në Kosovë.

Sipas Gucatit, dikush po dëshiron ta destabilizojë shtetin e Kosovës dhe ta çojë në humnerë.

 Gucati i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës që sa më shpejt ta miratojë ligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.

Ai ka thënë se ka rrezik që ish-pjesëtarët e UÇK-së të gjykohen për krime lufte edhe nga Gjykata Speciale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme