Veteranët paralajmërojnë protesta

Prishtinë | 07 Nën 2017 | 16:00 | Nga

Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot me Kryetarë të degëve, thotë se ka diskutuar rreth mospagesave për disa muaj të pensioneve për veteranët e luftës dhe pas shumë diskutimeve kanë marrë disa vendime.
Ata kanë vendosur që të pritet edhe këtë javë për shkak të procedurave ligjore, në mënyrë që pagesa e pensioneve të kryhet.

“Të thirret protestë për të martën me datën 14 nëntor ora 12:oo para institucioneve të vendit, ku me këtë rast do t’i ftojmë veteranët e luftës që sa më masovikisht të dalin në protestë për t’i realizuar të drejtat e tyre ligjore”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ata kanë ftuar institucionet e vendit, që ta marrin seriozisht shqetësimin e tyre, sepse theksojnë se janë të detyruar të veprojnë dhe situata mund të del jashtë kontrollit.

Të ngjashme