Veteranët tentojnë të hyjnë në Kuvend, hedhet gaz lotsjellës

Prishtinë | 06 Qer 2022 | 10:56 | Nga Lindita Berisha

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i kanë thyer rrethojat e janë futur në oborrin e Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

U.d. i kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, deklaroi se ligji për pagën minimale nuk duhet të votohet në Kuvend, duke shtuar se nëpërmjet këtij ligji tentojnë t’i largojnë veteranët.

“Duhet të protestojmë për vlerat e asaj lufte, ne kishim takim me pushtetin dhe i kemi treguar qëndrimet tona”, shtoi ai.

Organizatat po shprehin pakënaqësitë për mospërfshirjen e veteranëve në ngritjen e pagës minimale, që është propozuar nga Qeveria.

Gjatë protestës është hedhur dhe gaz lotsjellës.

Policia në një komunikatë për medie ka thënë se gazi dyshohet se është hedhur nga dikush prej protestuesve, jo prej policisë.

Të ngjashme