Vetëvendosja e gatshme për protestë

Prishtinë | 05 Sht 2018 | 09:11 | Nga

Kryetari i degës së Vetëvendosjes në Istog, Agron Avdijaj ka bërë të ditur se partia ku merr pjesë është gati për protestë.

Përmes një shkrimi në Facebook, Avdijaj ka ftuar qytetarët e Kosovës që të mbrojnë territorin.

“Ju ftoj që të jeni gjithmonë të gatshëm për ta mbrojtur territorin duke u organizuar e mobilizuar në mënyrë masive që së bashku përmes PROTESTES! t’ua japim vizën për vendin e duhur këtyre pushtetarëve të korruptuar e të kriminalizuar të cilët kan kapur pothuajse cdo gjë në këtë vend. Sot gjindemi në një moment shumë të vështirë për shtetin e Kosovës. Nuk mund të jemi neutral në situata të padrejtësisë.
Kurr mos keni frikë ta ngrini zërin për mbrojtjen e të drejtave tuaja dhe shtetit tuaj”, ka shkruar Avdijaj në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme