Vetëvendosje aksion për të “alarmuar” gjendjen në sektorin privat

Prishtinë | 01 Maj 2017 | 10:31 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar një aksion në Sheshin “Skënderbeu” në shenjë pakënaqësie me gjendjen e punëtorëve në sektorin privat.

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi ka thënë se në kuadër të këtij aksioni kanë pasqyruar kushtet në të cilat punojnë punëtorët, raporton Ekonomia Online.

“Siç e shihni prapa nesh në kuadër të këtij aktiviteti kemi pasqyruar kushtet në të cilat punojnë punëtorët. Vdekjet në vendet e punës janë alarmante. Vetëm në vitin 2017 kemi 6 jetë të humbura dhe helmetat që kemi prezantuar kemi pasqyruar njërin tragjik të humbjeve. Këto humbje nuk guxojnë të konsiderohen aksidentale”, ka thënë Çushi.

Çaushi ka shtuar gjithashtu se në sektorin privat punëtorët shfrytëzohen si punëtor krahu pa pasur kushte elementare dhe me një pagë që mezi siguron ushqimin për familje.

“Sot shteti është në shërbim të kompanive dhe jo të qytetarëve. Është shtet armiqësor i qytetarëve. Prandaj nevojitet një veprim sindikal qe kjo gjë të ndryshojë. Çdo vit kemi rritje të vdekjeve në vendin e punës dhe shteti nuk po merr asgjë në parandalimin e kësaj”, ka shtuar deputeti Çaushi.

Të ngjashme