Vetëvendosje akuzon Thaçin se po e bllokon KQZ-në

Prishtinë | 21 Shk 2019 | 13:44 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj mosdekretimit të anëtarëve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Sipas kësaj partie, KQZ-ja po vazhdon të mbetet e bllokuar nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, raporton Ekonomia Online.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, tha se presidenti po synon të devalvojë gjithçka rreth tij, sipas saj, kreu i shtetit është pa legjitimitet.

“KQZ-zë vazhdon të mbetet i bllokuar nga Hashim Thaçi, KQZ-ja është organ kushtetues e i pavarur, kështu siç është institucion i rëndësishëm ai assesi nuk mund të përdoret për pazare e interesa personale. Një president pa legjitimitet i valvuar nga gjitha anët po synon me devalvu gjithçka rreth tij”, tha Haxhiu.

Sipas Haxhiut, rezultati i zgjedhjeve të qershorit 2017, presidentit i ka shkaktar tronditje të mëdha, ku ende nuk pajtohet që Lëvizja Vetëvendosje mori mbështetje më të madhe të qytetarëve.

“Përbërja e KQZ-së sipas kushtetutës e ligjit të zgjedhjeve në Kosovë duhet reflektimin e rezultateve të zgjedhjeve e në këtë rast ë zgjedhjeve të VV-së pra LVV duhet të ketë dy përfaqësues në KQZ, poashtu koalicioni LAA dhe koalicioni PAN , KQZ duhet të jetë siç ka dashur populli e jo Thaçi. Përpjekjet për të përdorur institucionet kushtetuese si KQZ për të paguar shërbimet e disa deputeteve që kanë ikur nga VV dhe qëndrojnë në Kuvend janë të papranueshme dhe që kapin shtetin”, u shpreh Haxhiu, raporton EO.

Sipas deputetes së Vetëvendosjes, presidenti Thaçi duhet respektoj kushtetutën. Ajo bëri të ditur se në Presidencë kanë dërguar dy emra për dekretim, Adnan Rrustmi dhe Nazlie Bala.

Akuza hodhi edhe për gjyqtarët e Kushtetutës, sipas Vetëvendosjes, shumë prej tyre janë në kontroll të plotë të partive politike në pushtet.

“Shumë prej gjyqtarëve të gjykatës kushtetuese janë në kontroll të plotë të partive në pushtet dhe duan të nxjerrin nga gjykata një aktgjykim siç u përshtatet atyre. Çfarë do marrëveshje ndërkombëtare nuk mund të nënshkruhet pa u miratuar nga Kuvendi i Kosovës”, tha Haxhiu.

Anëtari i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, tha se presidenti Thaçi po pamundëson funksionalizimin e KQZ-së dhe shumë punë janë dashur të përfundojnë deri më tani.

 “KQZ ka nevojë për mbështetje, si institucion KQZ është ndihma nga organizata ndërkombëtare në rritje te kapaciteteve për të ndërtuar një institucion të qëndrueshëm e pavarur por këtë po e rrënon presidenti. LVV ka dërguar emrat e dy të nominuarve siç parashihet me ligj po bëhen dy muaj që presidenti nuk i ka dekretuar dhe funksionalizuar KQZ-në dëmi i shkaktuar dhe asamblistëve është i pakompenzueshëm dhe presidenti duhet të mbaj përgjegjësi për këtë”, tha Rrustemi.

Përndryshe, Lëvizja Vetëvendosje edhe më herët ka akuzuar presidentin e vendit, Hashim Thaçi, për mosdekretim të anëtarëve të Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për medie

Posted by EkonomiaOnline on Thursday, February 21, 2019

Të ngjashme