Vetëvendosje dhe LDK-ja të martën nënshkruajnë marrëveshjen, kush do të jenë ministrat?

Prishtinë | 08 Nën 2019 | 18:01 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës të martën do ta nënshkruajnë marrëveshjen për formimin e Qeverisë së re.

Kështu kanë bërë me dije burimet të Insajderit. Marrëveshja pritet të arrihet pas gjashtë takimeve që kanë ndodhur ndërmjet dy grupeve punues.

Mbrëmë ka qenë takimi i fundit i cili është mbajtur, dhe në takim është diskutuar për pjesën programore të marrëveshjes. Takimet e radhës, u njoftuan se do të jenë në nivel liderësh.

Deri tani, dihet se Qeveria e re sipas gjitha gjasave do të ketë gjithsej 12 ministri – por ende nuk dihet saktë se si do të bëhet ndarja mes dy partive.

Madje zyrtarët e Vetëvendosjes dhe ata LDK-së kanë hezituar të flasin dhe për emrat duke thënë se për këtë çështje vendosin dy liderët: Albin Kurti dhe Isa Mustafa, shkruan Insajderi.

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 6 tetorit ka arritur të sigurojë 32 ulëse në Kuvendin e Kosovës, teksa Lidhja Demokratike 29

Të ngjashme