Vetëvendosje do të dërgojë në Kushtetuese projektligjin për Dialogun

Prishtinë | 02 Shk 2019 | 20:01 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka njoftuar në seancën e Kuvendit të Kosovës se kjo parti,  do ta dergojë në Gjykatën Kushtetuese projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetërorë të Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë, raporton Ekonomia Online.

“Ata që i kanë marrë votat e VV-së nuk kanë nevojë t’i legjitimojnë veprimet e Thaçit. Nëse i legjitimojnë hajde të shkojmë në zgjedhje. Nuk ka nevojë dikush të marr vendime me vota të VV-së. Ky projektligj është skandaloz në kuptimin politik dhe në emër të VV-së them se do ta qojmë në gjykatën kushtetuese”, tha Haxhiu.

Ajo pati porosi edhe për ata të cilët e kanë kundërshtuar negociatat e presidentit Hashim Thaçi.

“Ata që dikur i kundershtonin këto negociata, duket se këto nene i ka shkruar vetë Hashim Thaçi. Ky ligj nuk ka për qëllim të ndalojë ndonjë konsekuencë që prekë kushtetutën. Sponzorizuesi i këtij ligji i ka dhënë statusin e veçantë këtij ligji përmes një neni. Ligji në tërësi nuk mund të ketë status të veçantë. Ajo që duhet të theksohet është se despozitat e këtij ligji nuk mund të kenë status të veçantë.  Ligji nuk specifikon ndalimin për shkëmbim territorial”, shtoi Haxhiu, raporton EO.

Të ngjashme