Vetëvendosje e mbush administratën e Prizrenit me militantë partiakë (Video)

Prishtinë | 02 Tet 2019 | 18:36 | Nga Ekonomia Online

Pasi Albin Kurti e kishte “mytur” shumë korrupsionin me Mytaher Haskukën, duke iu dhënë miliona euro njerëzve të Vetëvendosjes në Prizren, që zyrtarisht tashmë kanë nisur hetimet nga Njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, ai me Myten e kishte “cytur” jashtëzakonisht shumë edhe nepotizmin.

Krytari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, e ka mbushur administratën e Komunës së Prizrenit dhe dhjetërë militanë dhe familjarë të njerëzve të Vetëvendosjes.

Punësimi mbi baza familjare kishte nisur qysh me ardhjen e tij në krye të Komunës së Prizrenit dhe ato rimat e Kurtit, myti, cyti, ishin harruar shumë shpejtë.

Kur Vetëvendosje kishte humbur shumicën në Kuvendin Komunal dhe i ishte pamundësuar kalimi i shumë pikave, në seancën e 25 shtatorit 2019 ishte përkujdesur që ta shpërblente me kontratë të përjetshme asamblisten e komunitetit turk në Prizren, Cenet Zubani, për ta siguruar votën e saj.

Por, kjo ishte minore në raport me punësimet e mëdha nepotike që kishte bërë më herët.

Ata e kishin punësuar kandidaten për asambliste të Vetëvendosjes, Jetmire Vrenezi, duke e bërë Udhëheqëse të Sektorit të Ndërtimit.

Kjo bëhet e ditur edhe përmes një video të shpërndarë nëpër rrjete sociale.

E kishin punësuar edhe kandidatin tjetër për asamble të Vetëvendosjes, Shqipron Ibrahimin, i cili ishte i përfshirë edhe në përgjime për ndërhyrje të inspektoratit, me urdhër të deputetëve Drita Millaku dhe Arbër Rexhaj për ndërtime pa leje.

Ky ishte punësuar si Inspektor i Mbrojtjes së Mjedisit.

Po ashtu, i kishin punësuar edhe dhjetëra militantë dhe familjarë të njërzve të Vetëvendosjes, si Zgjim Kryeziun, Maxhun Krasniqin, Aferdita Avdylin, Fatlum Berishën, Zija Krushën, Arsim Berishën, Ron Shehun, Vetim Shalën, Ergin Yagcilarin, Ardora Haskuken, Arben Krasniqin, Dijedon Shalën, Nol Bytyqin, Jeronim Susurin, Bujar Dakajn, Dua Slishanin, Sazan Cukajn dhe shumë të tjerë.

Lëvizja Vetëvendosje, e cila më herët moralizonte gjithnjë, duke kundërshtuar punësimet mbi baza partiake, e ka bërë krejt të kundërtën kudo që ajo ka pasur pushtet.

Skandal ne Prizren, Punesimet Partiake te militanteve te Vetevendosjes, keqperdorim i pozites zyrtare. Kjo eshte vetem njera nga shume skandalet tjera qe do te publikohen ditet ne vijim per te gjitha partite!

Skandal ne Prizren, Punesimet Partiake te militanteve te Vetevendosjes, keqperdorim i pozites zyrtare. Kjo eshte vetem njera nga shume skandalet tjera qe do te publikohen ditet ne vijim per te gjitha partite!

Gepostet von Gazeta Prishtina am Mittwoch, 2. Oktober 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme