Vetëvendosje erdhi me premtime të mëdha në pushtet, po e mbyt shpresën

Prishtinë | 04 Pri 2022 | 19:51 | Nga Ekonomia Online

Zyrtari i PDK-së, Arton Muhaxheri, ka reaguar ndaj punësimeve nga Vetëvendosje. Ai ka shkruar se VV ia ka humb shpresën këtij vendit.

“Krejt çka ka bërë VV në një vit pushtet është se e ka mbyt shpresen në këtë vend”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Erdhen në pushtet me të gjitha premtimet se do të krijojnë barazi në punësime e në fakt nuk po e ndalin punësimin e familjarëve dhe militantëve të vet.

Erdhën në pushtet se do ta luftojnë krimin dhe korrupsionin, ndërsa vetë janë të zhytur deri në fyt.

Krejt çka ka bërë VV në një vit pushtet është se e ka mbytë shpresën në këtë vend dhe ky është krimi më i madh që e ka bërë pushteti i Albin Kurtit.

Kurr më shumë se në qeverisjen e Kurtit nuk ka pasur gatishmëri që mbi gjysma e qytetarëve të Kosovës duan me lëshu Kosovën.

Të ngjashme