Vetëvendosje flet edhe në Londër për “kapjen e shtetit”

Prishtinë | 13 Jan 2017 | 14:32 | Nga

Delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje që po qëndron për vizitë në Londër, është takuar edhe me Fiona Mcilwham, Drejtuesen e Departamentit për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme Britanike (FCO).

VV njofton se me Mcilwham diskutuan për alternativën e tyre qeverisëse për zhvillimin ekonomik të Kosovës, si dhe lidhur me “dëmet e dialogut pa kushte me Serbinë, dhe ‘Zajednicën’ si dëmi më i madh për Kosovën që buron prej këtij dialogu”.

“Njëkohësisht folëm edhe për nevojën për sovranizim të Kosovës veçanërisht në fushën e drejtësisë, që do të thotë çlirim të aparatit shtetëror nga kapja si rrugë drejt drejtësisë dhe demokracisë”, thuhet në komunikatën e VV-së.

Gjatë javës, VV takoi edhe përfaqësues të lartë të Partisë Laburiste Britanike, Baroneshën Janet Royall dhe deputetin, njëherit Ministrin në hije, Khalid Mahmood, me gazetarë britanikë, me organizata të mërgatës shqiptare në Londër dhe me akademikë shqiptarë në universitetet britanike.

“Sot do të zhvillojmë dy aktivitete të tjera të rëndësishme të kësaj vizite. Bashkë me Glauk Konjufcën do të mbajmë një prezantim në Universitetin Sussex në Brighton mbi Kosovën dhe shqiptarët në një Evropë në ndryshim, dhe gjatë mbrëmjes do të zhvillojmë në Londër edhe një tubim me bashkatdhetarë që jetojnë në Britaninë e Madhe”, thuhet në komunikatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme