Vetëvendosje gjobitet shkaku i kioskut në shesh

Prishtinë | 11 Tet 2017 | 20:52 | Nga

Shtabi zgjedhor i Lëvizjes Vetëvendosje ka njoftuar se paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka gjobitur këtë subjekt për shkak të vendosjes së tendës për distribuimin e materialit zgjedhor në sheshin “Zharir Pajaziti” në Prishtinë.

VV e e cilëson absurd këtë dënim nga PZAP-ja. “Kjo formë e fushatës është e lejuar në të gjitha vendet demokratike dhe këtë instrument të shpërndarjes së materialeve zgjedhore dhe komunikimit me qytetarë organizata jonë e ka përdorur gati në secilën fushatë deri sot. Është e pa kuptimtë se si vendosja e pikave informuese, befasisht pas 3-4 fushatave, konsiderohet shkelje e kodit zgjedhor nga ana e PZAP-së”.

“Ne i kemi njoftuar me kohë të gjitha organet kompetente për këtë çështje, dhe posedojmë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për vendosjen e pikave informuese”, thuhet në reagimin e kësaj partie.

Këtë vendim të PZAP-së, VV thotë se do ta ankimojë në Gjykatë Supreme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme