Vetëvendosje gjuan me ngjyrë veturën e ministrit Skender Hyseni

Prishtinë | 22 Kor 2016 | 11:53 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje sot kanë gjuajtur me ngjyrë veturën e Ministrit të Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni.

Kjo ka ardhur si pasojë e ndalesës së hyrjes së anëtarëve të kësaj lëvizje nga Shqipëria. Kërkesa e tyre është heqja e menjëhershme e urdhrit të ndalimit për Dejona Mihalin, Bashkim Rodonin e Boiken Abazin, si dhe ndaljen e persekutimit të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Urdhrat që ndalojnë lirinë e lëvizjes, hyrjen dhe qëndrimin në Kosovë të qytetarëve nga Republika e Shqipërisë, janë urdhra me prapavijë politike dhe të padrejtë. Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, duke urdhëruar dëbimin nga Kosova për aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët nuk kanë shkelur asnjë ligj po bën gabime të rënda politike. Policia dhe institucionet e rendit të drejtuara prej tij po shkelin të drejtat e liritë e njeriut, madje edhe ligjet e Kosovës duke përndjekur aktivistët e Lëvizjes me origjinë nga Shqipëria.

Për këto arsye, sot ne kemi gjuajtur me ngjyrë veturën e tij gjatë një aksioni simbolik nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje. Ndalimin e hyrjes në Kosovë për Dejona Mihalin, e më herët depërtimet e aktivistëve Boiken Abazi, Arbër Zaimi, Dejona Mihali dhe Bashkim Rodoni, kjo qeveri po i bën në kohën kur strukturat kriminale të Serbisë enden të lirë nëpër Kosovë, madje me përcjellje të policisë.

Ne kërkojmë heqjen e menjëhershme të urdhrit të ndalimit për Dejona Mihalin, Bashkim Rodonin e Boiken Abazin, si dhe ndaljen e persekutimit të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje! nga Republika e Shqipërisë. Përndryshe aksionet tona nuk do të ndalen me kaq!”, thuhet në komunikatën e dërguar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Të ngjashme