Vetëvendosje i kthehet opozitarizmit, javën e ardhshme mban tubim në sheshin “Skënderbeu”

Prishtinë | 06 Qer 2020 | 21:18 | Nga Ekonomia Online

Të premten e 12 qershorit, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë thirrje për tubim në Sheshin “Skënderbeu”.

“Në mbledhjen e sotme me Qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! diskutuam për shumë çështje politike dhe organizative. Nga data 10 qershor 2020 e deri më 17 qershor 2020 mbahet “Java e Lëvizjes”, organizim yni ky tradicional i përvitshëm me aktivitete të shumta”, shkruan Kurti në Facebook.

Kurti ka shtuar se tubimi do të bëhet në distancë derisa vazhdon mbledhja e nënshkrimeve të peticionit për zgjedhje.

“Në veçanti Qendrat tona shprehën gatishmërinë dhe interesimin që 21 vjetori i çlirimit të Kosovës dhe 15 vjetori i VETËVENDOSJE!-s, të premten e ardhshme të 12 qershorit 2020, të shënohet me një tubim publik, duke e mbajtur distancën, në Sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë. Ndërkohë vazhdon mbledhja e nënshkrimeve të peticionit “Duam Zgjedhje!” anembanë Kosovës”, shkruan Kurti.

Të ngjashme