Vetëvendosje i “lutet” PDK-së për ta rrëzuar qeverinë Hoti, flasin nga partia e Veselit

Prishtinë | 06 Gus 2020 | 13:03 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për mocionin për rrëzimin e Qeverisë.

Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi në një konferencë për medie tha se presin që të sigurojnë edhe votat e PDK-së për këtë mocion, ngase sipas tij retorika e deritashme e kësaj partie ka qenë që kjo qeveri të shkojë.

Kryetari i grupit parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, tha se çështja do të trajtohet nga strukturat e partisë dhe se vendimi do të merret në bazë të arsyeshmërisë.

“Më janë drejtuar (VV) me shkresë zyrtare si kryetar i Grupit Parlamentar. Do të trajtohet nga strukturat e partisë, dhe në bazë të arsyeshmërisë dhe situatës do të marrim vendim. Kjo çështje në strukturat e partisë nuk është diskutuar”, ka thënë Hamza për Reporteri.net.

I pyetur se a do ta mbështesë PDK-ja partinë e Albin Kurtit në rrëzimin e qeverisë Hoti, shefi i deputetëve të PDK-së ka thënë se për këtë vendosin organet drejtuese të partisë.

“PDK do ta shqyrtojë dhe do të dalë me një qëndrim”, tha Hamza.

Të ngjashme