Vetëvendosje i përgjigjet Veliut: Nuk po e kërkojmë për vete postin e presidentit

Prishtinë | 23 Dhj 2019 | 12:38 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar ndaj deklaratave të Agim Veliut, i cili ka thënë se edhe presidenti edhe kryeministri nuk mund t`i takojnë VV-së.

“Nuk qëndron kjo që thotë z.Veliu. Vetëvendosje, nuk po e kërkon për vete postin e presidentit. Ne po kërkojmë që për presidentin të mos flitet tash kur jemi duke e ndërtuar shumicën parlamentare për qeverisje, por kur të vjen koha. Dhe më e rëndësishmja: po kërkojmë president saktësisht ashtu sikurse e kërkon Kushtetuta e vendit”.

“Kërkesa juaj për ta pasur presidentin në mënyrën se si po e kërkoni nuk e shprehë përkushtimin e stërthënë nga ju për LDK -në shtetformuese, perëndimore dhe që angazhohet për shtetin e së drejtës”, shkruan Bajqinovci në Facebook.

Të ngjashme