Vetëvendosje ia huqi “Me zemër”

Prishtinë | 09 Qer 2017 | 23:50 | Nga

Analisti Artan Muhaxhiri, në Magazinën Zgjedhore të Klan Kosovës, ka thënë se në bindjen e tij Lëvizja Vetëvendosje gaboi me slloganin e saj ‘Me zemër’, pasi bie në kundërshtim me atë që jemi mësuar deri tani të shohim nga ky subjekt politik.

Ai ka deklaruar se argumentimet filozofike që janë dimension i dallueshëm i Vetëvendosjes nuk kanë nevojë për ‘zemrën’ e kësaj fushate, por për trurin, njofton Klan Kosova.

“Nuk më ka pëlqyer ideja e VV-së për sloganin ‘Me zemër’. Slogani i mirë është i bazuar në realitet dhe është premtues. Një i tillë që arrin t’i bashkojë këto të dyja bazohet në kapitalin politik të atij subjekti që e përdor atë”.

“Në raport me liderët politik, slogani nuk më lidhet shumë, sepse prej tyre jemi mësuar që të dëgjojmë argumentime filozofike dhe konceptualizim të problemeve. Dhe për këtë të duhet truri, jo zemra. Ndoshta ky slogan do t’i shkonte më shumë Ramush Haradinajt. Imazhi është pjesë e ideologjisë dhe qëndrimit. Nëse VV-ja ka thënë se nuk vënë kravatë, sepse ajo është shenjë e kurthimit brenda një konvence, atëherë ata duhet të na shpjegojnë cka ndodhi tash”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme