Vetëvendosje mban mbledhje të Kryesisë

Prishtinë | 07 Gus 2017 | 11:17 | Nga

Lëvizja Vetëvendosje (VV) është duke e mbajtur takim me anëtarët e Kryesisë. Në këtë takim të Kryesisë po diskutohen proceset e fundit politike në vend.

Ndryshe, që nga dita e dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ka pasur një mori akuzash në mes eksponentëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe partisë së Ymerit, raporton Telegrafi.

PDK ka nxjerrë një skemë përmes së cilës pretendon se Komuna e Prishtinës është kapur nga VV-ja, duke instaluar sipas tyre, aktivistë dhe militantë të saj nëpër pozita të ndryshme në këtë komunë, gjëra të cilat janë mohuar nga i pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme