Vetëvendosje mban mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm

Prishtinë | 17 Dhj 2017 | 06:52 | Nga

Lëvizja Vetëvendosje!, ka bërë të ditur se do të mbaj sot mbledhjen e XXXI-të të Këshillit të Përgjithshëm.

Mbledhja është thirrur nga Kryesuesi i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje!, Hydajet Hyseni i cilia ka theksuar se ka marrë nënshkrimet e mbi 2/3 të delegatëve të Këshillit të Përgjithshëm për të mbajtur mbledhje të këtij organi më të lartë vendimmarrës.

Kërkesa e nënshkruar nga shumica dërrmuese e delegatëve të Këshillit të Përgjithshëm është e rregulltë dhe në përputhje me Statutin e Lëvizjes Vetëvendosje! si dhe me Rregulloren e Organeve Vendimmarrëse.

Hyseni ju ka bërë ftesë të gjithë delegatëve të Këshillit të Përgjithshëm të marrin pjesë në këtë mbledhje të rëndësishme të organit më të lartë vendimmarrës të Lëvizjes Vetëvendosje!.

“Shpreh përcaktimin, vullnetin dhe besimin që edhe kjo mbledhje të zhvillohet në një klimë normale, në frymë demokratike, konstruktive, konsoliduese në pajtim me traditën e pasur dhe idealet e larta të Levizjes Vetëvendosje!”, ka thënë Hyseni.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme