Vetëvendosje mbledh nënshkrimet për mbajtjen e seancës për zgjedhjen e presidentit

Prishtinë | 02 Pri 2021 | 11:18 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së sotme pritet të zgjedhet Vjosa Osmani presidente e Republikës së Kosovës.

IndeksOnline mëson nga burimet se Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur nënshkrimet për mbajtjen e seancës për zgjedhjen e presidentit sot.

Në seancën që është duke u mbajtur tani për formimin e komisioneve, janë të pranishëm 86 deputetë.

Deri më tani nga LDK-ja kanë deklaruar se do ia bëjnë kourumin Osmanit për presidente, kurse nga PDK-ja eAAK-ja kanë thënë se nuk do të qëndrojnë në sallë.

Ndryshe, partitë e komuniteteve joserbe po ashtu kanë shprehur mbështetjen edhe për zgjedhjen e Osmanit

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme