Vetëvendosje me kritika pas raportit të KE-së, thonë se nuk po funksionon ligji e në shumë fusha ka regres

Prishtinë | 06 Qer 2019 | 14:10 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje ka folur sot rreth raportit të fundit të Komisionit Evropian për Kosovën, raporton Ekonomia Online.

Nënkryetarja e kësaj partie, Fatmire Kollçaku, tha se në këtë raport nuk është shënuar progres, por regres. Ajo tha se në këtë raport janë adresuar temat e njëjta vite me radhë.

“Këto ditë kemi marr raportin për vendin, më nuk quhet raport jo vetëm që s’po shënohet progres po në shumë çështje kemi regres. Vit pas viti kemi adresimin e çështjeve të njëjta. Çështjet që mbeten problem kryesorë janë : sundimi i ligjit, nuk kemi luftë ndaj krimi dhe korrupsionit institucional, kemi prokurori dhe sistem të drejtësisë  të kapur nga politika, administratë të politizuar. Nuk mund të ketë progres në një shtet ku nuk sundon ligji. Nëse flasim për politika sociale hiç më larg se dje ka vdekur një punëtorë, kemi ditë për ditë raste të reja. Nëse i shikojmë raportet, kemi rritje të aksidenteve dhe shtrojmë pyetje ku është Ministria e Mirëqenies dhe Inspektorati”, ka thënë ajo.

Kollçaku tha se ka ngecje në sundimin e ligjit.

Sipas saj, familjet me nevojë nuk po ndihmohen derisa buxheti po ndahet për këtë kategori.

“Politikave sociale kemi skema të shumta të fryra ku një shumë e madhe e buxhetit derdhet e s’po ndihmohen familjet në nevojë. Mbetet pikëpyetje ka po shkojnë parat që janë për ndihma sociale. Në raport theksohet se shumë fëmijë diku 10 për qind punojnë. Sa i përket shëndetësisë në raport theksohet që vit pas viti nuk keni zbatim të ligjit për sigurim shëndetësorë. Për më tepër ky ligj duhet të amandamentohet”, tha ajo, raporton EO.

Deputetja Saranda Bogujevci tha se problem mbetet ende mosrespektimi i të drejtave të njeriut.

“Çështja e drejtave të njeriut mbeten ende problem në Kosovë. Nuk është që i mungon vendit  legjislacioni, por i mungon vullneti. Dënimet janë shumë të ulëta për vepra penale. Autoritetet duhet të sigurojnë që përveç ligjit të ketë përgjegjësi institucionale. Shqetësim mbeten personat me aftësi të kufizuara ku kemi mungesë të legjislacionit. Të drejtat e komuniteteve përmes këtij raporti i japin një pasqyrë vendit tonë”, tha Bogujevci.

Të ngjashme