Vetëvendosje merr më së shumti vota nga diaspora, diferencë e madhe me partitë tjera

Prishtinë | 16 Tet 2019 | 16:16 | Nga Ekonomia Online

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i numërimit të 13 mijë e 500 votave të ardhura me postë.

Sipas numërimit të votave deri në ora 15:oo, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 2 mijë e 237 vota, për Lidhjen Demokratike të Kosovës deri tani janë 921 vota, kurse Partia Demokratike e Kosovës deri tash ka marrë 731 vota.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ku është duke u shfaqur edhe tabela me rezultate pas çdo numërimit të votave, bëhet e ditur se koalicioni AAK-PSD deri tani ka marrë 350 vota, kurse koalicioni tjetër NISMA-AKR sipas votave të numëruara deri më tash ka 326 vota.

Sipas rezultateve preliminare të Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 25.50 për qind, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.83 për qind, transmeton telegraf.

Partia Demokratike e Kosovës radhitet e treta me 21.25 për qind të votave, kurse koalicioni AAK-PSD në zgjedhjet e së dielës ka marrë 11.57 për qind.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme