Vetëvendosje: Mitrovicës së varfër i ndihmon Trepça jo universiteti me cilësi të dobët

Prishtinë | 19 Kor 2019 | 14:17 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Haradinaj, i cili ka thënë se Mitrovica është qytet i varfër prandaj nuk duhet mbyllur universiteti.

Sipas Vetëvendosjes, të rejat e të rinjtë e Mitrovicës së varfëruar nuk i ndihmon një universitet me cilësi të dobët.

“Të rejat e të rinjtë e Mitrovicës së varfëruar nuk i ndihmon një universitet me cilësi të dobët. Ata kanë nevojë për punë. Por qeveria Haradinaj nuk e do punën, prandaj nuk e rigjallëron Trepçën” thuhet në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

VV thotë se Haradinaj nuk e ka prioritet as zhvillimin ekonomik e as arsimit.

“Haradinaj nuk e ka prioritet as zhvillimin ekonomik e as arsimit. Ai ankohet se Mitrovica nuk ka punë, prandaj nuk duhet mbyllur universiteti. Por Universiteti i Mitrovicës ka patur cilësi vetëm kur ka prodhuar kuadro për Trepçën, ndërkohë tash ka 0 investime në Trepçë dhe niveli i arsimit ka rënë nën 9”. /GazetaExpress/

Të ngjashme