Vetëvendosje në Prishtinë s’përgjigjet në ofertën e PSD-së, por akuzon Ahmetin

Prishtinë | 11 Kor 2018 | 10:10 | Nga

Një muaj pas ofertës së kryetarit Shpend Ahmeti për ndarjen e pushtetit, Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka kthyer përgjigje. Me këtë ofertë Ahmeti i ka ofruar VV-së katër drejtori komunale, duke lënë të hapur mundësinë edhe për drejtorinë e pestë, pas një vlerësimi 6-mujor të koalicionit me këtë subjekt.

Në pritje të përgjigjes nga VV-ja, Ahmeti më 28 qershor e ka vendosur në pozitën e nënkryetarit të dytë, Muhedin Nushin, të cilin e ka prezantuar si kuadër pa përkatësi partiake. Në fakt, kjo pozitë është subjekt i negociatave për koalicion me VV-në, shkruan sot “Koha Ditore”.

Partisë që e drejton vetë Ahmeti, PSD-së, ia ka lënë tri drejtori, sa ia ka lënë në dispozicion edhe AAK-së e AKR-së. Kurse nga një drejtori ia ka ofruar LB-së dhe Alternativës.

Derisa Vetëvendosje nuk ka një përgjigje zyrtare ndaj ofertës së Ahmetit, anëtari i saj në Kuvendin Komunal, Eman Rrahmani, ka akuzuar të martën kryetarin Ahmeti për tjetërsim të vullnetit të votuesve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme