Vetëvendosje nënshkruan marrëveshje me partinë boshnjake BSDAK

Prishtinë | 08 Qer 2017 | 09:05 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Partinë Boshnjake të Aksionit Demokratik të Kosovës (BSDAK).

Kryetar i kësaj partie, Visar Ymeri, ka thënë se kjo marrëveshje është bërë me qëllim që Vetëvendosja të ndihmojë kudo që mundet këtë parti në ditën e zgjedhjeve dhe se do të kenë bashkëpunim në të ardhmen, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se me këtë parti kanë ngjashmëri dhe se programet e tyre përputhen në atë se si do të duhej të duket Kosova.

Ndërsa shtoi se komuniteti boshnjak është më i diskriminuar krahasuar me komunitetin serb.

Ymeri bëri të ditur se nën udhëheqjen e VV-së, të gjitha komunitetet në Kosovë do të kenë të drejta të barabarta.

Kryetari i BSDAK-së, Hilmo Kandiq ka thënë se me Vetëvendosjen mendojnë të kenë një bashkëpunim afatgjatë.

Sipas tij, aktualisht vetëm VV-ja mund ta nxjerrë vendin nga situata jo e mirë në të cilën ndodhet.

Ai beson se me Albin Kurtin kryeministër qytetarët do të fillojnë ta ndiejnë sigurinë dhe dorën e shtetit.

Të ngjashme