Vetëvendosje nuk distancohet nga deklaratat e Boiken Abazit

Prishtinë | 20 Tet 2016 | 19:51 | Nga

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, thotë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pse të distancohet nga deklaratat e Boiken Abazit – sekretarit për Marrëdhënie me Jashtë në VV – të cilat kanë nxitur reagime të mëdha në publik.

Në emisionin Fakt Plus me Leotrim Berishën në Tribuna Channel, Kurteshi ka thënë se Vetëvendosje do të duhej të distancohej vetëm nga deklaratat dhe veprimet që behën në emër të kësaj lëvizje – pa e marrë vendimin e organeve të sajë.

“Unë mendoj se Boiken Abazi, si koleg i Kryesisë së Vetëvendosjes, e ka edhe fuqinë personale dhe intelektuale qe të qëndrojë pas deklaratave të veta”, ka thënë Kurteshi.

Ish-Avokati i Popullit thotë se këto deklarata nuk e dëmtojnë Vetëvendosjen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme