Vetëvendosje: Nuk ka asnjë dëshmi që ideja e copëtimit të Kosovës nuk mund të rikthehet

Prishtinë | 05 Sht 2020 | 15:54 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje, po vlerëson se edhe marrëveshja e arritur në ShBA ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk është në dobi të vendit.

Sipas tyre, edhe ky proces si ata të  kaluarit t ishin pa përgatitje, pa parime e synime të qarta.

Përparim Kryeziu, zëdhënës i Vetëvendosjes, të shtunën për media ka deklaruar  se edhe në këto takime u fol për çështje të brendshme të Kosovës, siç është Ujmani, e sipas tij, u hoq dorë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, anëtarësimi në organizata ndërkombëtare.

 “Në anën tjetër u dakorduar që të suspendoj përpjekjet e saj për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare që është ndesh me vetë kushtetutën e Republikës së Kosovës, përkatësisht nenit 17 dhe po ashtu është edhe kundër edhe vet deklaratës së Pavarësisë së Kosovës , përkatësisht pika 9 e cila synon që Kosova të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare”, potencoi Kryeziu.

Ai tha po ashtu tha se dakordimi për mini-shengenin ballkanik është ide që i shkon përshtati Serbisë.

Ai e ka quajtur skandaloze se si në këtë marrëveshje nuk janë përmendur dëmet e luftës

“Për më tepër u dakorduan edhe për projektin e mini-shengenit që është ekskluzivisht një ide që i shkojnë më së shumti për shtati Serbisë, pavarësisht që ata që e nënshkruan këtë marrëveshje kanë qenë kundërshtarë të fuqishëm të kësaj ideje. Nuk u përmenden për asnjë moment as dëmet e luftës e që është skandaloze në vetvete se si mund të ketë normalizim të ekonomisë pa adresimin e këtyre çështjeve”, theksoi Kryeziu.

Sipas tij, Kosova  ende rrezikohet nga copitmi i territoreve. Kryeziu thotë se ideja për ndarje të Kosovës ka ekzistuar dhe se nuk ka asnjë shenjë që kjo është larguar.

“Shqetësimi ynë është i bazuar, kjo si ide e projekt ka ekzistu dhe nuk ka asnjë dëshmi që i njëjti nuk mund do të rikthehet duke qenë se negociata me Serbinë do të vazhdojnë, koncesionet të reja do të ketë. Evitimi i një dëmi të madh në një pikë të caktuar nuk e arsyeton dëmin tjetër po të njëjtin pikë. Fakti që kësaj radhe nuk u diskutua për territore nuk do të thotë që nuk është e dëmshme fakti që u diskutuar për Ujmanin për mini-shengenin për korridorin në Detin Adriatik për Serbinë dhe për suspendimin e shtetësisë sonë për të paktën një vit”, tha Kryeziu./eo

Lexo më shumë:

Të ngjashme